Eshte kohe Krishtlindjeje. Njerezit ndikohen nga gjalleria e festes ashtu si edhe une. Jam duke ngrene disa biskota me xhinxher dhe duke pire nje kakao te ngrohte. Dhe... papritur me vjen nje kujtim i embel nga femijeria... me kujtohet gezimi qe kisha gjate mbremjeve te tilla, gezimi i zbukurimit te pemes se Krishtlindjes apo i pjekjes se geshtenjave mbi soben me dru...
Ah sa kujtime dhe endrra me jane venitur rruges... disa sepse nuk besoja se ia vlejne dhe disa sepse te tjere me kane thene qe nuk ia vlejne.
Jashte bie shi dhe rete kane pushtuar qiellin... bie shi... dhe befas me kujtohet nje poezi qe kam shkruar per femijet por qe edhe shume prej te rriturve e pelqejne... Titullohet "Kur bie shi."
PO BIE SHI!
Retë hedhin litarët e gjatë,
Që shiu të zbresë mbi tokë.
Mijëra pikla rendin me nxitim:
Ca bien mbi çadra, ca mbi kokë.
Ca bien mbi pellgje me ujë,
Ca bien mbi çati,
Ca bien mbi gjethe e lule,
Ca lajnë xhamat në çdo shtëpi.
Ca mbi gjuhë vogëlushësh,
Kur përqeshin shoku-shokun.
Ca mbi sy e mbi kapuçë…
Mua sot më lagu bllokun.
Ca pikla bien mbi hundë,
Ca mbi det, liqen e shatërvan,
Ca mbi rrugë e trotuarë,
Ca të tjera makina lajnë.
Kur zbret shiu nga qielli,
Të gjithë njerëzit i prek,
Kur bie shi mos u dëshpëroni!
Kur bie shi, ju prekni retë.
Retë hedhin litarët e gjatë,
Që shiu të zbresë mbi tokë.
Mijëra pikla rendin me nxitim:
Ca bien mbi çadra, ca mbi kokë.
Ca bien mbi pellgje me ujë,
Ca bien mbi çati,
Ca bien mbi gjethe e lule,
Ca lajnë xhamat në çdo shtëpi.
Ca mbi gjuhë vogëlushësh,
Kur përqeshin shoku-shokun.
Ca mbi sy e mbi kapuçë…
Mua sot më lagu bllokun.
Ca pikla bien mbi hundë,
Ca mbi det, liqen e shatërvan,
Ca mbi rrugë e trotuarë,
Ca të tjera makina lajnë.
Kur zbret shiu nga qielli,
Të gjithë njerëzit i prek,
Kur bie shi mos u dëshpëroni!
Kur bie shi, ju prekni retë.
Dhe papritur e ndiej dhe e di se ka me shume gjera mbi re... gjera aq te bukura dhe qe mund te shihen aq qarte por qe fshihen nga rete e mosbesimit, nga rete e te qenurit i rritur dhe nga te harruarit e te qenit femije...
Me kete blog dua thjesht t'ju kujtoj ju dhe vetes sime se ia vlen te jetohet cdo dite me gezimin e nje femije, me dashurine e nje femije por mbi te gjitha me besimin e nje femije... Mbi re ka akoma me shume se cfare shohim nen to... ka endrra qe jane fshehur... ka shprese qe kolovitet nga njera re ne tjetren... ka mijera pikla shiu qe presin te bien mbi toke qe te na tregojne se te gjithe ne mund t'i prekim rete... madje akoma me teper te ngrihemi mbi to...
Ne kete blog do te shkruaj here pas here poezi, histori qe mund t'i ndani me femijet tuaj ose thjesht t'i lexoni per t'u ndjere serish femije. :) Me ndiqni ose behuni antare te kesaj faqeje dhe le te nisim se bashku nje udhetim Mbi Rete...
Cilat jane disa nga endrrat tuaja kur keni qene te vegjel? Shkruani komentet tuaja.
i just love your mind...and all the thoughts of you....just love it ,love it ,love it !
ReplyDeletei wanted to be a classic dancer but i was very fat that time...and now i dance with my music :)
ReplyDeleteAs a child I wanted to be everything from a 'firefighter' to a 'barber' (not that those are on opposite ends of any spectrum:). Now that I am older, I realize I get to be a husband...that's awesome! Beautiful poem Ledia.
ReplyDeleteBravo per kete ide! Presim shkrime te tjera...
ReplyDeleteShume Bukur! Te lumte Ledia!
ReplyDeleteFaleminderit te gjitheve! Ju lutem behuni antare te blogut qe te merrni automatikisht shkrimet e mia sa here qe postoj ketu! Gjithsashtu disa prej jush nuk kane shkruar se cfare donin te beheshin kur ishin te vegjel! :) Shkruani endrrat tuaja...
ReplyDeleteHaha, Mariza me shkrin!
ReplyDeleteUne isha shume femije ambicioze: Doja te behesha astronaute, arkeologe, ose shkencetare.
Adami donte te beheshe 'baseball player'!
Blogu jot me gezon Ledia, urime!
isha ne biblioteke, dhe e lexova me shpejtesi nga telefoni blogun...Ngjashem si Ada, kur isha e vogel enderroja te behesha astronaute. Isha kurioze te shihja, nga me afer, se cfare ndodhej permbi re..nga kjo enderr, pak eshte realizuar. Kam teleskopin dhe aparatin dhe shpesh ndjehem si femije kur fotografoj, henen, diellin dhe yjet..anyway I still enjoy!
ReplyDelete