Monday, December 12, 2011

DIMRI

Shijojeni kete poezi me femijet tuaj ose edhe vetem :) ndersa pini nje caj te ngrohte.Besoj se e keni zbukuruar tashme pemen e Krishtlindjes... dhe keni nisur te blini dhurata per te dashurit tuaj. Komentoni rreth disa gjerave qe ju pelqejne me shume rreth dimrit.


DIMRI

Nxijnë retë gri-gri-gri,
Sa shpejt dimri erdhi!
Dielli u mbyll në shtëpi,
Lotët qielli derdhi.


U struk gjyshja pranë sobës,
Shallin supeve hodhi.
Nga kjo pjesë e gjithë botës,
Dimri ngrohtësinë vodhi.


Por fëmijët nuk trishtohen,
Se dëbora flokë-flokë ra.
Njerëzit në shtëpi bashkohen,
Dimri ngrohtësi në zemër u la...




1 comment:

  1. Ledia! Faleminderit per ngrohtesine ;)
    Mezi po pres te lexoj me shume poezi dhe ate poezite qe jane ne kompjuterin tend do te dalin ne bote;)

    A mund te gjej librat qe ke publikuar ne librari ne Tirane? apo vetem ne SHBA?

    Kristlindjet te ngrohte edhe per ju ;)
    ikuko nga Japonia

    ReplyDelete