Sunday, October 21, 2012

Poezia e pare per bebushken time ne bark (Poezi per femije)

Thashe te ndaja me ju poezine e pare qe kam shkruar, kushtuar vajzes sime dhe gjithe bebushave ne bark. Poezia eshte krijuar nga perspektiva e bebit ne bark. Kjo eshte poezi per femije, keshtu qe mund ta ndani me femijet tuaj kete te diel dhe te flisni me femijet rreth ardhjes se tyre ne jete dhe gezimit qe keni ndjere gjate kohes se pritjes se ardhjes se tyre. Kushtojini pak kohe atyre sot... :) 

Bebushka ne bark


- Me se shumti fle,
Me se shumti ha,
Edhe pse s’e shoh,
Si mami im nuk ka!

- Rrotullohem, viu-viu,
Porsi ne pishine,
Ndiej nje dore qe prek mbi bark,
Ky eshte babi im!

- Leviz gishta edhe kembe,
Kur degjoj muzike,
Tundem e kercej si dua,
Nga erresira nuk kam frike.

- 9 muaj ketu ne bark,
Jane si pushime,
Por me e lumtur do te jem
Kur te shoh familjen time!!!!





@all rights Ledia Ikonomi Bostic




Tuesday, October 2, 2012

KUR...


Me poshte, eshte nje poezi (nga me te dashurat e mia) per femijet qe e kam shkruar vite me pare dhe qe eshte botuar ne librin tim te pare per femije: "Toci dhe Poci". Kjo eshte dhurata ime per sot, per te gjithe ju qe keni femije apo qe ndiheni ende te tille. :) Te tjera do te pasojne nese ju pelqejne qe t'ua lexoni femijeve tuaj. 

KUR...

Kur dita të fton të luash me të
Mos i thuaj jo, mos e bëj këtë.

Kur zogjtë me sqepa i thurin foletë
Ti mos ia prish! Me ta këndo dhe vetë!

Kur ëndrrat që thur të thonë, "Vrapo!"
Mos e ndal hapin, po nisu me to!

Kur shokët nga ti një buzëqeshje duan
Fshiji shpejt lotët, - "Ja tani!"- u thuaj!

E kur më shumë se çdo gjë, dashuri do kërkosh,
Një buqetë me Dashuri edhe ti të dhurosh.


Sunday, December 18, 2011

Bisede me henen


Pini nje caj me henen sot... dhe falenderoni Zotin per kete dhurate kaq te bukur qe i ka dhene nates...

Monday, December 12, 2011

DIMRI

Shijojeni kete poezi me femijet tuaj ose edhe vetem :) ndersa pini nje caj te ngrohte.Besoj se e keni zbukuruar tashme pemen e Krishtlindjes... dhe keni nisur te blini dhurata per te dashurit tuaj. Komentoni rreth disa gjerave qe ju pelqejne me shume rreth dimrit.


DIMRI

Nxijnë retë gri-gri-gri,
Sa shpejt dimri erdhi!
Dielli u mbyll në shtëpi,
Lotët qielli derdhi.


U struk gjyshja pranë sobës,
Shallin supeve hodhi.
Nga kjo pjesë e gjithë botës,
Dimri ngrohtësinë vodhi.


Por fëmijët nuk trishtohen,
Se dëbora flokë-flokë ra.
Njerëzit në shtëpi bashkohen,
Dimri ngrohtësi në zemër u la...




Wednesday, December 7, 2011

Why "Above The Clouds?"


Eshte kohe Krishtlindjeje. Njerezit ndikohen nga gjalleria e festes ashtu si edhe une. Jam duke ngrene disa biskota me xhinxher dhe duke pire nje kakao te ngrohte. Dhe... papritur me vjen nje kujtim i embel nga femijeria... me kujtohet gezimi qe kisha gjate mbremjeve te tilla, gezimi i zbukurimit te pemes se Krishtlindjes apo i pjekjes se geshtenjave mbi soben me dru... 
Ah sa kujtime dhe endrra me jane venitur rruges... disa sepse nuk besoja se ia vlejne dhe disa sepse te tjere me kane thene qe nuk ia vlejne. 
Jashte bie shi dhe rete kane pushtuar qiellin... bie shi... dhe befas me kujtohet nje poezi qe kam shkruar per femijet por qe edhe shume prej te rriturve e pelqejne... Titullohet "Kur bie shi."

PO BIE SHI!

Retë hedhin litarët e gjatë,
Që shiu të zbresë mbi tokë.
Mijëra pikla rendin me nxitim:
Ca bien mbi çadra, ca mbi kokë.

Ca bien mbi pellgje me ujë,
Ca bien mbi çati, 
Ca bien mbi gjethe e lule,
Ca lajnë xhamat në çdo shtëpi.

Ca mbi gjuhë vogëlushësh,
Kur përqeshin shoku-shokun.
Ca mbi sy e mbi kapuçë…
Mua sot më lagu bllokun. 

Ca pikla bien mbi hundë,
Ca mbi det, liqen e shatërvan,
Ca mbi rrugë e trotuarë, 
Ca të tjera makina lajnë.

Kur zbret shiu nga qielli,
Të gjithë njerëzit i prek, 
Kur bie shi mos u dëshpëroni! 
Kur bie shi, ju prekni retë.


Dhe papritur e ndiej dhe e di se ka me shume gjera mbi re... gjera aq te bukura dhe qe mund te shihen aq qarte por qe fshihen nga rete e mosbesimit, nga rete e te qenurit i rritur dhe nga te harruarit e te qenit femije... 
Me kete blog dua thjesht t'ju kujtoj ju dhe vetes sime se ia vlen te jetohet cdo dite me gezimin e nje femije, me dashurine e nje femije por mbi te gjitha me besimin e nje femije... Mbi re ka akoma me shume se cfare shohim nen to... ka endrra qe jane fshehur... ka shprese qe kolovitet nga njera re ne tjetren... ka mijera pikla shiu qe presin te bien mbi toke qe te na tregojne se te gjithe ne mund t'i prekim rete... madje akoma me teper te ngrihemi mbi to...

Ne kete blog do te shkruaj here pas here poezi, histori qe mund t'i ndani me femijet tuaj ose thjesht t'i lexoni per t'u ndjere serish femije. :) Me ndiqni ose behuni antare te kesaj faqeje dhe le te nisim se bashku nje udhetim Mbi Rete...

Cilat jane disa nga endrrat tuaja kur keni qene te vegjel? Shkruani komentet tuaja.