Tuesday, October 2, 2012

KUR...


Me poshte, eshte nje poezi (nga me te dashurat e mia) per femijet qe e kam shkruar vite me pare dhe qe eshte botuar ne librin tim te pare per femije: "Toci dhe Poci". Kjo eshte dhurata ime per sot, per te gjithe ju qe keni femije apo qe ndiheni ende te tille. :) Te tjera do te pasojne nese ju pelqejne qe t'ua lexoni femijeve tuaj. 

KUR...

Kur dita të fton të luash me të
Mos i thuaj jo, mos e bëj këtë.

Kur zogjtë me sqepa i thurin foletë
Ti mos ia prish! Me ta këndo dhe vetë!

Kur ëndrrat që thur të thonë, "Vrapo!"
Mos e ndal hapin, po nisu me to!

Kur shokët nga ti një buzëqeshje duan
Fshiji shpejt lotët, - "Ja tani!"- u thuaj!

E kur më shumë se çdo gjë, dashuri do kërkosh,
Një buqetë me Dashuri edhe ti të dhurosh.


3 comments:

  1. Lediushe po kjo eshte vjershe edhe per te rriturit moj! Qenka sh e vertete dhe i kushtohet cdo njeriu qe do te jete i lumtur ne jete. Te lutem na jep pak nga pozitiviteti yt, se e ke me shumice.

    ReplyDelete
  2. SHUME SHUME E BUKUR!
    Dhe jam shume e lumtur per ty qe se shpejti ti do t'ia lexosh vajzes sate keto poezi! Te perqafoj!

    ReplyDelete
  3. Faleminderit goca! Fjalet tuaja me gezojne jashte mase! Ju perqafoj! :)

    ReplyDelete